Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se në seancën e re në rend dite do të jete edhe votimi i ministrave të rinj.
Xhaferi tha se kryeministri Zaev, i cili duhet t’i arsyetojë propozimet është i zënë me obligime të tjera andaj, pas zgjedhjes së prokurorit caktoi pauzë dhe njoftoi se seanca e re do të fillojë në ora 14:45. Në seancën e re votimi i ministrave të rinj do të hyjë si plotësim i rendit të ditës.