Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill.
Për këtë proces do të angazhohen pesë mijë regjistrues, kurse do të ketë një kombinim metodash, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.
Vlerësohet se ky regjistrim do të kushtojë 8,5 milionë euro.
Kjo bëhet e ditur nga Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), i cili për agjencinë e lajmeve MIA ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011.
“Faji ishte për shkak se lejuam që politika të futet në regjistrimin. Kjo është diçka që nuk duhet ta lejojmë, dhe e them se deri sa unë jam këtu kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Simovski.