Ja ku do të harxhohen paratë e qytetarëve të Maqedonisë

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e ka shqyrtuar dhe miratuar propozim – buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe ka sjellë konkluzion që propozimi për shpenzimet e buxhetit për vitin e ardhshëm të dorëzohet në procedurë të debatit dhe miratimit në Kuvend.
Sipas propozim – buxhetit, për vitin 2018, 32% e buxhetit të përgjithshëm janë ndarë për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve; 19% për zhvillim ekonomik dhe çështje financiare; 14% për shëndetësi; 11% për arsim, shkencë dhe sport; 5% për rend publik dhe siguri; 5% për ndërtimtari, transport, komunikim dhe ekologji; 5% për bujqësi; 3% për mbrojtje; 2% për punë të jashtme dhe integrime në BE; 2% për kulturë; 2% për zhvillim rajonal; 1% për gjyqësor./Portalb