LSDM ka publikuar incizime që sipas tyre dëshmojnë si qeveria VMRO-BDI ka sponzoruar fitoren e deputetëve të VMRO-së në diasporë. Kjo është bë përmes projektit “Skopje 2014. Kompania “Beton” e cila ka zhvilluar pjesën më të madhe të punëve në këtë projekt, ka pranuar të paguajë aeroplanët për transportin e maqedonasve në diasporë, me çka u mundësua VMRO të fitojë tre deputetë.
Kjo hedh hije dyshimi ndaj sinqeritetit të angazhimit aq të reklamuar deklarativ të BDI-së për të fituar në diasporë.
“Lajm” ka paralajmëruar vazhdimisht për dëmin që po u bëjnë shqiptarëve VMRO dhe BDI me projektin “Skopje 2014”, kurse ky është një shembull konkret.