Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa "dera" e arratisjes së Gruevskit nga Shqipëria

Ja “dera” e arratisjes së Gruevskit nga Shqipëria

Disa detaje të reja janë mësuar rreth kalimit të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Sipas burimeve e gjitha është një lojë e shërbimeve sekrete për t’i mundësuar Gruevskit që të futet i sigurtë drejt Shqipërisë dhe po ashtu të largohet pa patur asnjë shqetësim.

Sipas burimeve Nikola Gruevski dyshohet se është futur përmes pikës kufitare të Bllatës në Dibër i ndihmuar nga persona të ndryshëm. Sipas burimeve ish kryeministri Maqedonas nuk është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Bllatës. Më pas ka mbërritur në Tiranë po ashtu i shoqëruar nga persona të sigurtë.

Pasi ka hipur në mjetin zyrtar të ambasadës së Hungarisë në Shqipëri Nikola Gruevski ka udhëtuar drejt Shkodrës duke mbërritur deri tek pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Shqipëri bëri të ditur një ditë më parë se Nikola Gruevski ka bërë daljen nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa ndodhej në mjetin me targë CD 1013A në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në fakt sipas burimeve Gruevski dhe mjeti që po udhëtonte ka bërë vetëm daljen në Hanin e Hotit sepse ai është kthyer edhe njëherë në drejtim të Shqipërisë dhe ka shkuar drejt Vermoshit në Malësinë e Madhe.

Nga pika kufitare e Vermoshit Gruevski ka udhëtuar më pas drejt Malit të Zi dhe nga aty drejt Serbisë dhe më pas në Hungari. Mjeti i ambasadës ka ardhur deri në Hanin e Hotit për të plotësuar dokumentacionin e duhur siç është siguracioni. Pra në Hanin e Hotit është bërë thjeshtë dalja nga Shqipëria në Malin e Zi por realisht ish kryeministri Maqedonas është krhyer mbrapsht dhe ka kaluar në shtetin malazez përmes Vermoshit pasi në këtë pikë kufitare nuk ka ende zyrë për të prerë siguracionin si dhe atje nuk ka ende një sistem si në Hanin e Hotit apo pikën kufitare të Muriqanit.

Pavarësisht gjithë kësaj loje në rrugëtimin e Gruevskit, ai kur kaloi në pikën e kalimit kufitar nuk ishte ende në kërkim por gjithsesi është treguar i kujdesshëm duke preferuar një pikë jo shumë të frekuentuar dhe ku kalohet lehtësisht siç është ajo në Vermosh /Panorama

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!