Benzina euro Super BS-95 nga mesnata do të shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetët i njëjtë, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri i Euro Super BS-95 do të jetë 61 denarë për litër, ndërsa Euro Super BS-98 vazhdon të shitet për 62.5 denarë për litër si dhe Euro Dizeli edhe këtë javë do të shitet pët 53 denarë për litër. Këto çmime vlejnë deri të hënën e ardhshme.