Ja cili është strugani që u mbyt në liqenin e Ohrit

0
19

Një person gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të autokampit “As” afër Strugës. Trupi është pikasur nga notarët në plazh,informon Struga Ekspres.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sipas informacioneve fillestare, në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune.
Në vendngjarje ka intervenuar një ekip i ambulancës së Strugës, por personi nuk ka pasur shenja jete.
Një ekip policor ka inspektuar vendin në prani të prokurorit publik dhe ekipit mjekësor.

Sipas informacioneve i ndjeri është V. Cvetanoski nga Struga, mosha 66 vjeç,
(Struga Ekspres)


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5