Të gjitha bastoret dhe kazinotë që ndodhen në një distancë prej 300 metrash nga shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbyllen, parashikojnë ndryshime të reja në Ligjin për lojëra të fatit.
Sipas parashikimit të ligjit, asnjë bastore ose kazino nuk duhet të jetë pranë shkollave.
Me ndryshimet e reja parashikohen të kthehen licencat për çdo lokacion biznesi për makinat e lojërave të fatit dhe bastoret do të mund që me 500.000 euro depozitë të hapin gjithësejt 50 pikë pagesa.Express
Përveç kësaj parashikohet që makinat e lojërave të fatit mos të jenë më të vjetra se një vit, pasi qeveria ka vendosur që tek pajisjet e vjetra nuk mund të garantohet saktësia e lojës.