Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoj BDI, por edhe të LSDM të udhëhequr nga Zoran Zaev, i cili do të jetë edhe kryeministër, përcjell INA.
LSDM dhe partitë e koalicionit të përbashkët “Mundemi” do të udhëheq me këto resore ministrore:
zv/kryeministër për eurointegrime
zv/kryeministër për cështje ekonomike
Ministrinë e Drejtësisë,
Ministrinë e Brendshme,
Ministrinë e Mbrojtjes,
Ministrinë e Arsimit,
Ministrinë e Shëndetësisë,
Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve,
Ministrinë e Pushtetit Lokal (PLD)
Ministrinë e Kulturës (parti e koalicionit)
Ministrinë e Punëve dhe Politikave Sociale
Ministrinë e Bujqësisë (Lëvizja BESA)
Tanimë dihen edhe dikasteret ministrore që i takojnë BDI-së:
Ministrinë e Punëve të Jashtme
Ministrinë e Financave
Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik
Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Ministrinë i Ekonomisë
Ministrinë e Ambientit Jetësor
si dhe postin e Kryeministrit në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje, që sipas tyre do të jetë me mandat katërvjecar.