Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa cilat janë profesionet më të rrezikshme për shëndetin

Ja cilat janë profesionet më të rrezikshme për shëndetin

Ritmi i çrregullt i jetës çon deri në çrregullimin e metabolizmit, mungesën e energjisë, rënien e imunitetit, ndërsa trupi u nënshtrohet sëmundjeve.
Se cilat profesione ndikojnë më rrezikshëm se të tjerat në shëndet kanë hulumtuar shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë. Rezultatet do t’ju befasojnë.

Më të rrezikuarit janë ndërtimtarët. Tek ata, për shkak të natyrës së punës, shfaqen sëmundjet e organeve respiratore, më së shpeshti asbestoza.
Pra, te personat, puna e të cilëve ushtrohet duke qëndruar në këmbë: kamerierët, sekretaret apo profesorët, shfaqet artriti i shputave të këmbëve, ndërkaq tek ata të cilët punojnë me ndërresa – shfaqet çrregullimi i gjumit, transmeton Telegrafi.

Ndërresat e natës gjithashtu nuk janë të mira për organizmin.
Ritmi i jetës së parregullt çon në çrregullim të metabolizmit, mungesë të energjisë, rënie të imunitetit, ndërsa trupi u nënshtrohet sëmundjeve.
Te njerëzit të cilët punojnë jashtë orarit të rregullt të punës (posaçërisht te ata të cilët punojnë 11 orë e më shumë) ekziston rreziku i shfaqjes së depresionit.

Ky çrregullim psikik mund t’i përfshijë edhe ata të cilët punojnë në profesionin e infermierit. 11 për qind e tyre kanë pasur formë të rëndë të depresionit të shkaktuar nga fakti i pafuqisë që t’i ndihmojnë personit për të cilët kujdesen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!