Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme të 41-të miratoi propozim-ligj për ratifikim të Konventës së Stambollit, konfirmoi propozim-teksti i Programit vjetor nacional të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe vendosi të dërgojë ndihmë humanitare për Republikën e Shqipërisë.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria po e shqyrton dhe konfirmon edhe propozim-tekstin e Programit vjetor nacional të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO për vitin 2017-2018, si dokument të hapur për sendërtim të mëtejshëm.
Në seancë u mor vendim që delegacioni i Maqedonisë ta prezantojë Programin vjetor nacional për anëtarësim në NATO për periudhën 2017-2018, me ç’rast zyrtarisht do të fillojë cikli i 18-të i Planit aksional për anëtarësim në NATO, para Komitetit të zëvendës përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në Aleancë, në takimin e caktuar për më 11 dhjetor të vitit 2017 në Bruksel.
Qeveria po e shqyrton informatën e dorëzuar nga ana e Ambasadës së vendit tonë në Tiranë për gjendjet në Republikën e Maqedonisë pas përmbytjeve të mëdha. Qeveria i angazhoi Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera kompetente që në afat prej tre ditësh të dorëzojnë propozim-zgjidhje për dërgim të ndihmës humanitare në rajonet e Shqipërisë të cilat u përfshinë me përmbytjet.
Qeveria në seancën e sotme e miratoi edhe propozim-ligjin për ratifikim të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës shtëpiake, e njohur si Konventa e Stambollit, me ç’rast krijohen kushte për një qasje më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në luftën kundër dhunës.
Qeveria për Koordinator nacional për implementimin e Platformës nacionale për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat në Republikën e Maqedonisë e emëroi Pavle Trajanovin.
Ministria e Ekonomisë në seancën qeveritare e prezantoi informatën për ndryshim të Ligjit për tregti në pajtueshmëri të iniciativës të kompanive të vizituara në kuadër të projektit “Mësojmë nga biznes bashkësia”. Me informatën, Ministria e Ekonomisë në afat prej dy muajsh duhet të dorëzojë Propozim për ndryshim të ligjit për tregti për heqje të kohës për shitje të alkoolit dhe heqje të kufizimit, gjegjësisht ndalesës së shitjes së alkoolit nëpër kiosqe, për të cilët do të jepet licencë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi informatën për nevojën për mjete financiare për sanim të stacioneve meteorologjike në Demir Kapi, Shtip dhe Kriva Pallankë dhe për rregullim të sistemit radar në Gjurishte.
Në seancën e sotme u sollën konkluzione me të cilët SHA ELEM të mos fillojë asnjë aktivitet investues për projekte jashtë veprimtarisë themelore, ndërsa projektet e pafilluara të mos hyjnë në programin investues për vitin 2018, dhe të shihet mundësia për prishjen e marrëveshjeve të lidhura për të cilat nuk filluar realizimi, në rast se nuk ekzistojnë implikime financiare.
Ministrat në seancë e shqyrtuan dhe miratuan informatën për rikonstruksionin e hekurudhës Kumanovë – Belakovc nga korridori hekurudhor 8, me ç’rast angazhohet NP Hekurudhat e Maqedonisë menjëherë të qaset drejtë formimit të njësisë për realizmin e projektit dhe planit të veprimit në të cilin do të theksohen të gjitha aktivitetet për tejkalimin e problemeve me dinamikën e konfirmuar dhe afatin kohorë.