Edhe Talat Xhaferi flet për dënimin e arbëreshit Gjergj Prekoçaj i cili shpalosi flamurin shqiptar në kalanë e Ohrit
Shqiptari Gjergj Prekoçaj dënohet me 1100 euro dënim dhe 5 vjet ndalesë në Maqedoninë e Veriut, vetëm pse shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit.
“Në kontekstin e kohës është e gabueshme mënyra e tillë e dënimit të arbëreshit. Ata që kanë qenë nikoqir dhe është dashur të dijnë rregullat, duke i lajmëruar institucionet përgjegjëse. Nuk e arsyetojë si veprim institucional. Institucioni përkatës duhej të ishte më tolerant.”, theksoi Talat Xhaferi për Klik Plus në TV21.