Siç bënë të ditur Ministria e Brendshme, anëtari i BDI-së dhe drejtori i një klinike në Shkup, Valon Bela u qëllua në këmbën e djathtë nën gjunj, pas së cilës ai u transferua në Spitalin “Shën Naum i Ohrit”.
Ndaj tij kanë qëlluar tre persona edhe atë personat me inicialet E.H., E.A. dhe RN.
Ministria e Brendshme informon se po punohet në zbardhjen e plotë të sulmit të armatosur.
Valon Bela është anëtar i BDI-së i cili u emërua drejtor i ri ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë disa muaj më parë.