Njoftim
Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e sotme 23.04.2018 (E hënë), do të nisin punimet për shëtitoren e re.
Për shkak të efikasitetit dhe të shmangies të cfardolloj pengese në zhvillimin e komunikacionit Ju lusim që të shmangni lëvizjen e automjeteve në këtë zonë për mosbllokimin e trafikut. Makinat e parkuara të largohen nga zona e parkimit për të shmangur dëmet eventuale të automjeteve.
Kjo do të zgjas deri në përfundim të punimeve për shëtitoren e re.
Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Sinqerisht,
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës