Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha ka folur për INA lidhur me shfaqjen e një komunikate në internet që mban emblemën e UÇK-së, përmes së cilës jepet edhe një ultimatum.
Shaqiri ka shfaqur dyshimet e tij rreth kësaj duke thënë se as nuk e ka idenë se kush janë këto UÇK-së, duke dyshuar në kërcënime të kota kibernetike apo dyshime për lojëra të shërbimeve sekrete.
“Shumë pyetje per ultimatumin e fundit te UÇK. As qe e kam idenë kush janë kjo UÇK. Sipas shume shokeve te luftes së Kosovës e Maqedonisë, nuk i njeh askush se paku ata te cilet une i njoh. Une nuk i njoh dhe nuk kam si ti perkrahi. Sipas asaj çka une mund te konstatoj nuk ka vepra kjo UÇK. Mund qe une te jem i painformuar dhe keta te veprojne siç kane cekur ose te jete kercenim i kotë kibernetik. Komente te shumta jane shtuar kohes fundit neper debate fb nga persona me profile false, duke u shitur patriot dhe sugjerojne indivdet ti bashkohen komandant Hoxhes dhe Gafurr Adilit. Une me Gafurr Adilin asnjehere asnje takim apo bashkepunim nuk kemi patur deri sot. Sipas asaj çka mundem te kuptoj une, neper fb jane aktivizuar sherbimet dhe dojne te na demtojne neve dhe gjithe shqiptareve. Nuk do ta kene lehte me keto mashtrime sherbimet e huaja.”, nënvizon ish-komandant Hoxha.
Sipas tij, te denuarit e Rastit te Kumanoves do te lirohen me nje rigjykim te rastit ne gjykate, qe une besoj se se shpejti do te ndodh dhe fati do ti hudhet fajtoreve te qeverise se atehershme e jo me force.
“Ai i cili respekton fjalen time nuk duhet te bie pre e sherbimeve te huaja ne emrin e UÇK-së”, ka porositur Xhezair Shaqiri.