Ja çfarë thotë Bekim Tateshi pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të Klinikës

0
20
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Është dorëhequr edhe një funksionar tjetër i ASH. Kësaj radhe i eshaloneve më të ulta dhe bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare të Syve, Bekim Tateshi.

Ai përmes letre ka shpjeguar dorëheqjen pasi që ishte në shënjestēr të debateve. Por Tateshi ka publikuar edhe dokumentin e dorëheqjes së deponuar.

Ja letra më poshtë:

Të nderuar miq,
Si pasojë e situatës të krijuar në koalicionin qeveritar dhe rekomandimet e Kuvendit Qëndror të Aleancës për Shqiptarët dhash dorëheqje nga funkcioni ushtrues detyre drejtor i Klinikës Universitare të Syve në Shkup.
Është kohë e shkurtër për arritje të mëdha por jam krenar për atë që bëra së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe treguam se ne kemi qasje tjetër dhe jemi ndryshe.
Falenderoj kryetarin Ziadin Sela dhe sekretarain Arben Taravari për besimin e dhënë dhe tani na pret punë dhe angazhim edhe më të madh për rikthim shumë të fortë dhe dinjitoz.“, ka shkruar Tateshi.