Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa çfarë thonë thonë nga SPB-ja për masat e marra në 5...

Ja çfarë thonë thonë nga SPB-ja për masat e marra në 5 fshatrat e Strugës për parandalimin e Virusit Korona

Më 14 Mars 2020, me iniciativë e marrë nga SPB Strugë, në fshatin Labunishtë të
Strugës, oficerë të policë zhvilluan një takim pune me anëtarët e Grupit Këshillimor
të Qytetarëve dhe Kryetarët e komuniteteve lokale nga fshatrat Labunishtë, Oktis,
Podgorcë, Borovec dhe Jabllanicë. Takimi ishte me qëllim informues dhe
parandalues në lidhje me situatën aktuale me shfaqjen e virusit COVID-19, situatë e
deklaruar krize në bashkitë Dibër dhe Qendrën Zhupë, si dhe marrjen e masave për
mbrojtjen e të gjithë zonës nga virusi korona. Në takimin e punës, pjesëmarrësve
edhe një herë ju theksua për nevojën e zbatimit të vazhdueshëm të masave për të
parandaluar futjen, përhapjen dhe shuarjen e koronavirusit, masa të ndërmarrë nga
Qeveria. Theks i veçantë u vu në nevojën për të përmbushur rekomandimet e
izolimit 14-ditor të personave që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, me theks të
veçantë për italianët. Është rëne dakort për koordinim të zgjeruar të kryetarëve të
lagjeve me oficerët e policisë për të identifikuar saktësisht individët që kanë ardhur
nga vendet me rrezik të lartë ditët e fundit, me udhëzime dhe sugjerime për zbatimin
e vazhdueshëm të rekomandimit të izolimit 14-ditor për vetë-izolimin në shtëpitë e
tyre. Është rënë dakord që personat e tillë të bëjnë një kontakt të detyrueshëm
telefonik me Qendrën e Shëndetit Publik të Ohrit në celularin 070-723-029. Në rast
nevoje për informacione të mëtejshme, të gjithë personat juridikë dhe fizik mund të
telefonojnë policinë në numrin e telefonit 192 dhe të ndjekin me përpikshmëri
udhëzimet e oficerëve të policisë. Të gjithë ata që shkelin rekomandimet do të
sanksionohen sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.
Zëdhënse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër
Merlina Islami

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!