Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa çfarë thonë sondazhet se sa do ta votojnë referendumin

Ja çfarë thonë sondazhet se sa do ta votojnë referendumin

Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS), ka zhvilluar një anketë me qytetarët lidhur me referendumin e 30 shtatorit ku do të prononcohen me ‘Pro’ ose ‘Kundër’ Marrëveshjes me Greqinë.

Sipas rezultateve të anketës, 43.2 për qind nga qytetarët do të votonin “Pro” ndryshimit të emrit, 22 për qind “Kundër”, ndërsa 22.7 për qind të anketuarve kanë thënë se do të bojkotojnë referendumin, ndërsa 12 për qind kanë theksuar se nuk dinë se si do të votojnë.

Anketa është zbatuar prej 6 deri më 10 gusht me 1110 qytetarë. Siç transmeton INA, nga të anketuarit që kanë thënë se do të votojnë “Pro”, 32.4 për qind kanë qenë maqedonas, ndërsa 80.4 për qind shqiptar.

Numri i maqedonasve që kanë theksuar se do të votonin “Kundër” është 26.2 për qind, ndërsa 27.8 për qind janë shprehur se do të bojkotojnë.

Nga të anketuarit shqiptar 10.1 për qind janë përgjigjur se do të votojnë “Kundër”, ndërsa 1.9 për qind janë deklaruar se do të bojkotojnë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments