Sot rreth orës 11.30, nga spitali Klinik i Tetovës në Stacionin Policor Tetovë kanë raportuar një rast tragjik e cila ka ndodhur në rrugën “176” në Tetovë, ku i riu 26 vjeç është hedhur në oborrin e tij prej betoni nga çatia e shtëpisë dhe ka vdekur në vend ngjarje ku nga policia thuhet se bëhet fjalë për vetëvrasje, transmeton TetovaSot.
Në vendin e ngjarjes ka arritur njësiti i policisë ku pas verifikimit të personit bëhet fjalë për 26 vjeçarin S.I nga Tetova.
Prokurori publik, doktor i mjekësisë ligjore dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë bërë inspektimin në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur në përfundim se 26-vjeçari nga Tetova nuk pas asnjë shenjë të jetës, dhe me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e tij pajetë do të kryhet autopsia.
Të gjitha detajet në lidhje me rastin janë në përpunim e sipër nga policia.