Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çfarë thonë nga policia për ndalimin e personave nga Dibra dhe...

Ja çfarë thonë nga policia për ndalimin e personave nga Dibra dhe Zhupa pêr tu futur në Strugë

Në lidhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut për zbatimin e
masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe futjen e një situate krize në
komunat Dibër dhe Qendra Zhupë, SPB Ohër, nën kompetencat e së cilës janë dy komunat,
do të marrë një sëri masash sigurie me qëllim respektimin e rekomandimeve me theks të
veçantë në kufizimin e lëvizjes së njerëzve që jetojnë në këto komuna.
Për këtë qëllim, në SPB Ohër dhe SPB Dibër është përpiluar një Plan Operacional me detaje
të sakta dhe precize se si funksionojnë punonjësit e policisë brenda këtyre komunave, ku
është deklaruar situata e krizës. Në teren ndërmeren aktivitete intensive për kontrollin e
pasagjerëve dhe automjeteve të tjera motorike për hyrje në Dibër dhe Qendër Zhupa , duke
lejuar hyrjen vetëm për personat që janë banorë të komunave dhe në të njëjtën kohë
ndalohet rreptësisht dalja e të gjithë qytetarëve që gjenden në zonën e të dy komunave. Është
parashikuar koordinim per sigurim dhe furnizim të pandërprerë të ushqimit, ilaçeve, higjenës
personale dhe nevojave të tjera për qytetarët në të dy komunat. Personat të cilët janë
bllokuar në kete zonë që nuk janë banorë të dy komunave duhet të kontaktojnë Qendrën
Rajonale të Menaxhimit të Krizave me qendër në Pushtetin Lokal, të cilët do të pajisen me
akomodim dhe gjithçka tjetër që u nevojitet për një qëndrim të qetë dhe të sigurt. Theksojmë
në mënyrë të veçantë që oficerët e policise do të kryejnë patrullime të zgjeruara gjatë gjithë
ditës dhe natës, do të bëjnë kontrolle në objektet hotelierike dhe në objektet e tjera publike
në të dy komunat dhe periferitë (tregjet, klubet e natës, sallonet e fitnesit), në mënyrë që të
zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat për të parandaluar hyrjen, përhapjen dhe
shuarjen e virusit corona, masa te marra nga qeveria.
Bëjmë apel -thirrje të gjithë qytetarëve të Dibrës dhe Qendrës Zhupa por edhe qytetarëve të
komunave të Strugës, Ohrit dhe Kërçovës, që të zbatojnë me përpikshmëri masat dhe
udhëzimet e rekomanduara të miratuara nga Qeveria në lidhje me parandalimin e
koronavirusit (COVID-19). Për të gjitha informacionet e nevojshme, të gjithë personat juridikë
dhe fizik mund të drejtohen në stacionet e policisë dhe në përpikshmëri të ndjekin
udhëzimet e oficerëve të policisë. Të gjithë ata që shkelin rekomandimet do të sanksionohen
sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.
Zëdhënese e Sektorit për Punëve të Brendshme Ohër
Merlina Islami

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!