Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë marrë lëndime trupore, pas një aksident trafiku që natën e kaluar në ora 19.55 minuta ndodhi në autostradën Ohër-Kërçovë, pranë fshatit Arbinovë, njofton për Struga Ekspres, zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendëhme në Ohër, Merlina Islami.
Më 23 korrik 2018, në ora 19.55 në autostradën Ohër-Kërçovë, ndodhi një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “Opel Astra” me targa të Kërçovës të drejtuar nga A.K. (32) nga Kërçova dhe një automjet i tipit “Mercedes” me targa kombëtare gjermane të drejtuar nga H.R. (45) nga fshati Veleshtë -Strugë, me vendbanim në Republikën e Gjermanisë. Në aksident H.R. pësoi lëndime të rënda trupore, pas së cilës ai u transportua në spitalin ,, Shen Erazmus ,, në Ohër, ku nderroi jetë në orën 23.40. Lëndime trupore ka marrë Shoferi i “Opel” A.K., një pasagjer nga i njëjti automjet H.S. (39) nga Kërçova, si dhe pasagjerët nga automjeti “Mercedes” – BR. (42) dhe dy fëmijë të moshës tetë (8) dhe katërmbëdhjete (14) vjeç, të cilët u transferuan dhe u ndaluan për t’u mjekuar në spitalin e ,,Shen Erazmus ,, Ohër.
Kqyrje ne vendgjarje u krye nga ekipi i SPB-Ohër. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dhënë për tu bëre autopsi.
Ndërrmirren masat dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të rastit, njoftojnë nga SPB-ja e Ohrit,nga zëdhënësja Merlina Islami.
(Struga Ekspres)