Ja çfarë thonë nga policia për 60 kg drogë të gjetur në rrugën Strugë-Ohër

0
12

Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, kumtoi MPB
Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe Policët e kriminalistikës – Sektori për tregti ilegale me armë dhe materie të rrezikshme. Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

SPB Ohër dhe Sektori për tregti ilegale ndërmarrin masa për dokumentimin e plotë dhe për zbardhjen e rastit.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5