Njoftim:
Gjatë muajit Shkurt të vitit 2019 në teritorin që mbulon Stacioni Policor me kompetencë të përgjithshme i Strugës janë denoncuar 6 vepra penale “Vjedhje e rëndë” të kryera në shtëpitë e fshatit Ladorishtë , 6 vepra penale “Vjedhje e rëndë” të kryera në shtëpitë e fshatit Shum dhe 3 vepra penale “Vjedhje e rëndë” të kryera në shtëpitë e lagjes “Teferiq.”
Veprat penale janë kryer nga persona deri më tani të panjohur të cilët më së shumti për të hyrë nëper shtëpitë kanë përdorur objekte të renda apo mjete te forta që me forcë te mund ti qelin dyert e hyrjes, dritaret në katin e parë apo dritaret e dhomave nëpër podrumet e shtëpive me
qëllim të marrjes së parave, bizhuteri te arit, kompjuterë , TV , veshje te ndryshme, makinat për qepje dhe mjetet te tjera.
Në disa prej shtëpitë ku jane kryer vjedhjet e rënda, pronarët e shtëpive jetojnë jashtë vendit, përderisa disa nga veprat penale të cilat jane kryer në tentative, kryerësit nuk kane marre asgje .
Menjëherë pas denoncimit të veprave penale ndërmeren të gjitha masat dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rasteve dhe identifikimin e kryeresve të veprave penale.
Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun