Ministria e Punëve të Brendshme ditën e sotme ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në rrugën Gostivar – Kërçovë, respektivisht rreth aksidentit afër varrezave të Novosellës, ku si pasojë jetë ka ndërruar një person kurse shtatë të tjerë janë lënduar.
“Më 04.09.2021, rreth orës 15:30 është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre makina. Një makinë e tipit “Mercedes” me targa të Kërçovës i drejtuar nga Z.M. (41) nga Ohri, një makinë e tipit “BMW” me targa të Tetovës që po drejtohej nga E.N. (23), dhe një kamion mallrash me targa të Gostivarit që po drejtohej nga B.L. (32). Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë S.E. (34) nga Gostivari. Lëndime të rënda kanë marrë personat P.ZH. (51) dhe M.M. (42), të dy nga Republika e Serbisë, personi M.K. (31) dhe shoferi i kamionit të mallrave B.L. Ndërkaq Z.M dhe E.N si dhe drejtuesi i veturës BMW P.P .(23) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit”, thonë nga MPB.