Kandidati për kryetar të Struges dhe njëherit edhe kryetar i Aleancë për Shqiptare para pak çastesh ka votuar në vendlindjen e tij Livadhi të komunës se Struges.
“Apeloj deri tek organet kompetente që të kontrrollohet procesi zgjedhor sepse ne na duhet proces i rregullt, në mënyrë që qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre që të vazhdojmë me projektet e ndryshimit në Strugë në mënyrë që Struga të marrë vendin e merituar krah qyteteve të zhvilluara anë e këndë”.deklaroi z.Ziadin Sela.