Nën ndikimin e masës të lagësht dhe të ftohtë të ajrit gjatë uikendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në pjesët malore reshjet do të jenë të dëborës.
Nga DPHM paralajmërojnë se reshje të rrëmbyeshme të shiut do të ketë në pjesët jugore dhe jugperëndimore, veçanërisht të shtunën. Sasia e tërësishme e shiut të rënë në këto pjesë pritet të tejkalojë 30l/m2.
Kufiri i reshjeve të dëborës do të jetë më i ulët të dielën dhe do të ulet deri në rreth 800 metra mbi nivelin e detit.
Në shumë vende do të formohet shtresë e dëborës, ndërsa në vendet malore në pjesët jugore dhe perëndimore trashësia e dëborës do të rritet dukshëm.
Në luginën e Shkupit reshjet do të jenë të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar dhe pritet të bien rreth 10l/m2.