Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzmit Nura gjatë vizitës në Zvicër takon dhe ambasadorin Demiri

Izmit Nura gjatë vizitës në Zvicër takon dhe ambasadorin Demiri

Në ambientet të Ambasadës në Bern të RMV-së, zhvillova një takim shumë të rëndësishëm pune me Ambasadorin Demiri, në kuadër të vizitës zyrtare në Konfederatën Zvicerane.

Në këtë takim, bashkëbiseduam mbi projektet që janë të dedikuara për të mbështetur dhe përmirësuar situatën e mërgimtarëve tanë. Ambasadori Demiri, më informoi për veprimtaritë dhe përpjekjet që janë duke u ndërmarrë nga Ambasada për të përmirësuar shërbimet për komunitetin e mërgatës në Zvicër.

Në anën tjetër, kisha kënaqësinë e veçantë të shpreh përkushtimin e Agjencisë së Mërgatës për të qenë partner i ngushtë me Ambasadën në Bern, organizatat e mërgimtarëve, si dhe me bashkëqytetarët tanë të shpërndarë në Zvicër. Ne jemi të vendosur të kemi një rol aktiv në mbështetjen e tyre në procesin e lidhjes me vendin e tyre të lindjes dhe për të ndihmuar në tejkalimin e pengesave byrokratike që ndeshin ndonjëherë në udhën e tyre drejt integrimit dhe afirmimit me kulturën dhe vendlindjen e tyre.

Ky takim pune reflekton një angazhim të përbashkët për të përmirësuar jetën e mërgatës dhe për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fjalë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments