Monday, September 8, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

Izet Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

Takimet me Xhavit Hasanin janë gjithnjë të këndshme, sepse ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare. Kështu është shprehur Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit në një publikim të tij në rrjetet sociale, pas takimit me Xhavit Hasani, një nga figurat e njohura për kontributin ndaj çështjes kombëtare shqiptare.

Mexhiti ka shkruar më tutje se Xhavit Hasani nuk është vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

“Kontributi i tij në të gjitha betejat historike të kombit tonë ishte e mbetet shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat sot jetojnë të lirë për shkak të angazhimit të palodhur të z. Hasanit me shokë.
Të bisedosh me Xhavitin do të thotë të prekësh historinë nga afër, të kuptosh rrugën e mundimshme të kombit tonë dhe të ndiesh forcën e idealit, që i dha jetë lirisë. Respekt e mirënjohje përherë për të!”, ka shkruar Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments