
Izet Mexhiti: Struga zgjodhi drejt, tani është koha për fitoren përfundimtare!
Sot në Dollogozhdë, u takuam me qytetarët që votuan për ndryshimin, e çuan drejt fitores së raundit të parë.

Mendi Qyra, kandidati i pavarur me mbështetjen e VLEN-it, doli i pari në Strugë, dhe tani hyn në raundin e dytë më 2 nëntor për ta kurorëzuar fitoren qytetare.
Takimi ishte plot energji, mbështetje dhe besim se Struga është gati për hapin vendimtar. Më 2 nëntor, Struga voton për ndërgjegje, për zhvillim dhe për njeriun që punon për qytetin e vet.
Mendi Qyra është zëri i Strugës.
Dhe Struga, këtë herë, do të flasë fuqishëm, për fitoren e vërtetë!









