Friday, September 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti sot takoi ambasadoren amerikane

Izet Mexhiti sot takoi ambasadoren amerikane

Sot zhvillova një takim me ambasadoren e SHBA-ve, znj. Angela Ageler, për të diskutuar bashkëpunimin tonë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.

Diskutuam mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, menaxhimin e peshkimit dhe zhvillimin e turizmit liqenor, si dhe mbi hapat konkretë të propozuar nga ekspertët amerikanë, si përforcimi i Institutit Hidrobiologjik, monitorimi limnologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit.

Takimit iu bashkua edhe Prof. Jason Stockwell, i cili së shpejti do të vizitojë Ohrin, dhe do të ndajë ide për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet tona.

Ruajtja e Liqenit të Ohrit mbetet prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, dhe bashkëpunimi me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do të na ndihmojë ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore dhe kulturore.

Mexhiti në Studeniçan: Kjo qeveri është në frymën e MO-së, dëshmuam se i duam komunat

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në hapjen e Shtabit zgjedhor në Studeniçan tha se kjo qeveri është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe dëshmuam se i duam komunat.
“Në këtë mandat duhet të mbyllen çështjet elementare për komunat. Problemi kryesor në Studeniçan është ujësjellësi dhe kjo qeveri ka ndarë 1 miliardë euro që të mbyllen këto tema”, tha Mexhiti.

Neve, siç shtoi ai, na interesojnë qytetarët, problemet dhe kemi sjell vendim: sa banorë ka komuna të ndihmohet me aq projekte konkrete dhe me këtë, siç tha, nuk kemi gabuar.

Sipas Mexhitit, VLEN në këtë qeveri ka fuqinë të bëjë atë që është dashur të bëhet më 2002 dhe 2003 nga garnitura e kaluar siç ishte tema e balancuesit, por VLEN-i solli ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“VLEN solli edhe ligj për Medresenë ku nxënësit e këtij institucioni bëhen të barabartë me çdo nxënës në shkolla të mesme në Maqedoni. Kjo është qasja jonë”, tha ai, duke shtuar se dëshmuam se i duam komunat.
“VLEN është për komunat, ka thënë Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments