Sunday, July 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiIzet Mexhiti: Sot bëmë hapjen e një segmenti të rëndësishëm të autostradës...

Izet Mexhiti: Sot bëmë hapjen e një segmenti të rëndësishëm të autostradës Kërçovë–Ohër

Sot bëmë hapjen e një segmenti të rëndësishëm të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8, si një nga projektet më strategjike që po realizohen në vendin tonë.

Korridori 8 në të cilin po punohet si asnjëherë më parë, është investim me rëndësi të shumëfishtë: ekonomike, gjeopolitike dhe zhvillimore. Me ndërtimin e këtij korridori po krijohet një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, kështu duke e vendosur vendin tonë në një rrjet të ri të transportit dhe bashkëpunimit rajonal.

Segmenti i ri i autostradës Kërçovë–Ohër ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit në perëndim të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë dhe duke rritur efikasitetin ekonomik dhe turistik në këtë zonë.

Si Qeveri, kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar projekte që e nxjerrin vendin nga izolimi dhe e vendosin në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes europiane.

Rritja e kapaciteteve infrastrukturore është bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Përgjegjësia jonë është që ky zhvillim të jetë i drejtë, i shpërndarë dhe i ndjeshëm për nevojat reale të të gjithë qytetarëve.
Izet Mexhiti-Zv.Kryeministër i RMV

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments