65 milionë euro janë siguruar dhe tashmë po bëhemi gati për nisjen e dy projekteve strategjike, ndërtimin e Kampusit Universitar “Nënë Tereza” dhe parkingut nëntokësor në Sheshin Skënderbeu, që do të sjellin përfitime afatgjata për studentët, qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Shkupit.
Në këtë frymë, sot zhvillova një takim të rëndësishëm me Ministrin e Transportit Aleksandar Nikollovski, Drejtorin e Inspektoratit të Ndërtimit dhe përfaqësues të Komunës së Çairit, ku u dakorduam për hapat konkretë që sigurojnë fillimin e menjëhershëm të këtyre projekteve.
Këto projekte vendosin themele të reja për modernizimin urban e arsimor të qytetit tonë dhe shënojnë një moment kyç për zhvillimin strategjik të Shkupit. Me këtë angazhim, po e hapim një fazë të re ku vizioni për një qytet funksional, inovativ dhe zhvillimor po kthehet në realitet.
Falë koordinimit ndërinstitucional dhe përkushtimit të përbashkët, shumë shpejt do të fillojë zbatimi në terren i këtyre projekteve me rëndësi kombëtare dhe strategjike.
Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet!
Izet Mexhiti