Nuk mund të ketë qeveri në vend, pa fituesin e zgjedhjeve të bllokut shqiptarë. Këtë paralajmërim e bëri para kap minutash, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.
Ky reagim i Mexhitit vjen një dit pas koalicionit LSDM-BESA.
Ai tha se Lëvizja Besa është parti e etur për pushtet dhe ka pranuar që të lidh koalicion me LSDM-në, pa asnjë kusht.
Ai tha se janë të fokusuar dhe janë duke punuar që të marrin legjitimitetin e popullit shqiptarë.
Mexhiti tha se BDI-ja është garancë e Marrëveshjes së Ohrit, garancë dhe nismëtare e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.