Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Nuk e votoj paktin Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të...

Izet Mexhiti: Nuk e votoj paktin Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë!

Deputetit i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21, nëse do ta votoj ose jo propozimin-ligjin për shtyrjen e regjistrimit, Mexhiti me përgjigje të shkurt tha se nuk e voton marrëveshjen LSDM – VMRO DPNNE për prolongimin e regjistrimit.

“Nuk e votoj marrëveshjen LSDM – VMRO DPNNE sot, për prolongimin e regjistrimi”, tha Mexhiti.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka caktuar seancë ku në rend dite do të jetë anulimi i regjistrimit dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor.

Zyrtarisht në rend dite në seancën e 38-të janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments