Izet Mexhiti: Investim i rëndësishëm për ujësjellësin në rrugën ‘Avram Pisevski

0
14

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Avram Pisevski” në lagjen Gazi Babë, ku po realizohet një projekt i rëndësishëm për rrjetin e ri të ujësjellësit.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ky investim, i mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për banorët e zonës. Sipas Mexhitit, projekti do të sjellë një infrastrukturë moderne dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët.

“Ne nuk qëndrojmë në zyrë. Ne dalim në terren, dëgjojmë qytetarët dhe sigurohemi që çdo premtim të kthehet në rezultat të prekshëm”, deklaroi ai gjatë inspektimit. (INA)


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5