Sunday, August 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti dënon thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Izet Mexhiti dënon thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas incidenteve të ndodhura gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare nga tribuna.

“Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, shkroi Mexhiti në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që, sipas tij, e bëjnë Maqedoninë e Veriut një shtet unik.

“Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt”, nënvizoi ai.

Mexhiti përfundoi duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respekt të ndërsjellë, duke theksuar se sporti duhet të jetë faktor bashkimi, jo përçarjeje: “Thirrjet me frymë fashiste nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më.” (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments