Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIvanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, përmes një komunikate ka thënë se asnjëherë nuk do të nënshkruaj një Ligj i cili është miratuar me dhunë. Ai më tej ka thënë se, miratimi i tillë është dhunë institucionale dhe goditje mbi demokracinë.
“Si Kryetar i Republikës së Maqedonisë, unë këtë nuk do ta lejoj. Nuk do të nënshkruaj një Dekret për Ligjin i cili është miratuar në këtë mënyrë. Kushtetuta dhe ndërgjegjja ime nuk më lejojnë të nënshkruaj një dekret që shpall këtë ligj. Një ligj i cili keqpërdor flamurin evropian, një ligj për të cilin nuk u zhvillua asnjë debat për ndryshimet e amendamenteve që rezultuan nga sugjerimet e mia, ligj i cili u miratua përkundër gjitha procedurave, Ligj i cili është jokushtetues dhe ligj që shkel gjitha garancitë e dhëna”.

Ivanov më tej i drejotohet deputetëve se, kështu nuk udhëhiqet shteti, kështu nuk realizohet qëllimet tona strategjike, kështu nuk respektohet Kushtetuta, gjë për të cilin jeni betuar kur morët funksionin tuaj se do të jeni në shërbim të popullit.

“Kur e ktheva Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, sqarova detaisht vendimin tim. Kërkova nga ju, që me kujdes ti shqyrtoni vërejtjet e mia dhe prita me përgjegjësi dhe ndërgjegje të veproni ashtu siç kërkon Rregullorja e Kuvendit. Mënyra se si votuat për herë të dytë këtë Ligj, tregon se kjo është dhunë institucionale dhe goditje mbi demokracinë. Shpresoj se jeni të vetëdijshëm për pasojat që do të vijnë”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!