Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIvanov: Deputetët vepruan në kundërshtim me vullnetin e popullit

Ivanov: Deputetët vepruan në kundërshtim me vullnetin e popullit


Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të nismës për ndryshime kushtetuese,presidenti Gjorge Ivanov sot me rastin e shënimit të Ditës së luftës revolucionare ka kritikuar deputetët në mesazhin e urimit.Sipas tij, deputetët kanë vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Në referendumin e mbajtur më 30 shtator, populli me mosvotim është deklaruar kundër zgjidhjeve të përshpejtuara dhe të dëmshme, pa u arritur paraprakisht konsensus nacional. Në referendum populli e shprehi vullnetin e tij sovran dhe pa mëdyshje e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës”- theksoi Ivanov në mesazhin e urimit për Ditën e Luftës Revolucionare.

Ivanov mes tjerash në mesazhin e sotëm duke kritikuar Kuvendin thekson se kjo gjeneratë nuk guxon të lejojë që “Maqedonia të bëhet e pavlefshme”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë atë patjetër është dashur që ta marrë parasysh, por shumica e të zgjedhurve të popullit veproi kundër vullnetit të popullit. Populli gjithmonë i kujton të guximshmit, ndërkaq historia i përçmon të frikësuarit dhe të korruptuarit. Pa respekt ndaj të kaluarës, pa identitet dhe vetëdije nuk ka të tanishme me prosperitet, por as do të ketë ardhmëri më të mirë”, shkruan Ivanov.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments