Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaIsh-sekretari amerikan i Shtetit: Pas Covid-19, bota do të jetë krejt ndryshe

Ish-sekretari amerikan i Shtetit: Pas Covid-19, bota do të jetë krejt ndryshe

Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë. Ky skenar sipas tij, mund të ndodhë nëse nuk merren masat e duhura.

Kissinger, i cili shërbeu gjatë kohës së presidentit Nixon dhe presidentit Ford, e shkroi një pjesë të opinionit për Wall Street Journal, ndërsa shtonte se “kjo situatë mund t’ia vërë flakën botës”.

96-vjeçari beson se Shtëpia e Bardhë ka bërë ‘një punë të mirë për të shmangur katastrofën e menjëhershme’, por shton se qeveria duhet të punojë me efikasitet dhe në një mënyrë largpamëse për të mposhtur sëmundjen, jo vetëm për të rimarrë besimin e amerikanëve, por edhe të botës.

Ai thotë se SHBA-të duhet të punojë shpejt për të gjetur një kurë, një hap për të rindërtuar ekonominë globale dhe për të mbrojtur “rendin botëror liberal”, duke shtuar se as vëtë SHBA-të nuk munden me një përpjekje thjesht kombëtare të kapërcejë virusin”.

“Kur pandemia e Covid-19 të mbarojë, shumë vende, institucione do të perceptohen sikur kanë dështuar. Nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë është e parëndësishme. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pas koronavirusit”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!