Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIsh kryetari i PPD-së: Nëse BDI për 20 vite i ka fituar...

Ish kryetari i PPD-së: Nëse BDI për 20 vite i ka fituar zgjedhjet, sigurisht ka qenë në rrugë të mbarë dhe ka pasur përkrahje nga populli shqiptar

Kreatorët e mendimit publik, përfshi analistët politik, gazetarët dhe politikanë e ish politikanë, japin vlerësimet e tyre për funksionimi dhe krijimin e politikave nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në vigjilje të 20 vjetorit të themelimit.

Ish kryetari dhe deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik – PPD, Abduladi Vejseli shprehet që meqenëse BDI çdoherë i ka fituar zgjedhjet, atëherë sigurisht ka qenë në rrugë të mbarë dhe ka pasur përkrahje nga populli shqiptar.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka dhënë rezulultate politike në shtetin tonë, sigurisht duke avancuar çështjet dhe duke promovuar dhe aprovuar të gjitha ato kërkesa që i kanë pasur shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të gjitha lëmitë e jetës. Meqenëse BDI çdoherë i ka fituar zgjedhjet, atëherë sigurisht ka qenë në rrugë të mbarë dhe ka pasur përkrahje nga populli shqiptar. Mendoj që nëse vazhdon dhe trason programën dhe platformën që i ka të shkruara, me siguri do të vazhdon të ketë përkrahje të mëtejme nga shqiptarët e Republikës së Maqedonisë”, deklaron Vejseli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments