Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIsh kryeministrit Nikolla Gruevski i shtohen edhe 9 vjet burg

Ish kryeministrit Nikolla Gruevski i shtohen edhe 9 vjet burg

Ish kryeministrit në arrati Nikolla Gruevskit, i shqiptohet edhe një dënim me burg, nga lëndët e formuara nga ish PSP-ja. Në rastin “TNT”, Gruevski mori dënim prej 9 vitesh burg, 3 vite burg mori ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe 4 vite ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski. Që të gjithë janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyratre dhe autorizimit zyrtar.

Burim Rrustemi, prokuror

“Se a do të përmirsohet diçka nëse kërkoj 6 denime? Asgjë, përveç që Fijat Canovski do të mbledh një shumë fantastike parash si dëmshpërblim nga buxheti dhe do të inkurajohet që investitorët e tjerë punën e tyre të paligjshme ta mbulojnë përmes politikës”.

Rasti “TNT” ka të bëjë me shembjen e objektit “Kosmos” në vitin 2011. Mbrojtja deri në fund të procesit gjyqsorë pretendonte se shembja e ndërtesës ishte e ligjshme sepse ishte ndërtuar në kundërshtim me lejen për ndërtim dhe ishin thyer ligjet. Ndërsa sipas prokurorisë objekti “Kosmos”, që e ka ndërtuar biznesmeni Fijat Canoski është shembur në mënyrë të jashtëligjshme përshkak të revanshizmit politik.

Ish kryeministri deri tani ka marrë mbi 30 vite burg.

Ai, për rastin “Parcelat në Vodno”, u dënua me 7 vite burg.  Për rastin “Dhuna në komunën Qendër”, me 1.5 vite burg,  për rastin “Tanku”, për blerjen e veturës luksoze “Mercedes”, u denua me 2 vite burg.

Dënimet e tjera të Gruevskit janë: në rastin “Titanik” (4 vjet e gjashtë muaj burg); “Thesari” (3 vjet e gjysmë burg),”Dizajn” (dënim me kusht); “Organizatorët e 27 Prillit” (6 vjet e 3 muaj burg).

Emine Ismaili /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments