Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaIsh-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm zihen me grushta në fushatë elektorale (VIDEO)

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm zihen me grushta në fushatë elektorale (VIDEO)

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Sllovaki, ku ish-kryeministri, Igor Matoviç dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përleshur me grushte me njëri-tjetrin.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja dhe nga pamjet duket se ish-ministri i Brendshëm ndodhej brenda në makinë gjatë momentit të ngjarjes.


Incidenti ndodhi gjatë fushatës elektorale, pak para zgjedhjeve që do të mbahen më 30 shtator.

Kalinak shkoi te makina dhe trokiti në xhamin e shoferit. Më pas Matoviç hapi derën dhe Kalinak u përkul dhe u përpoq t’i rrëmbejë mikrofonin, ndërsa Matoviç u përpoq ta largonte dhe e shau duke e quajtur mafioz.

Matoviç goditi Kalinak ndërsa një tjetër anëtar i SMER-SSD grushtoi Matoviçin përpara se policia të ndërhynte për të ndarë të dy palët.

Këto lloj situatash nuk ndodhin shpesh në këto vende dhe në nivele kaq të larta zyrtarësh dhe kjo e sotmja ishte një ndodhi vërtetë e veçantë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments