Në mesin e 16 serbëve që Interpoli ka futur në listën e të kërkuarve për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës gjendet edhe një shqiptar.
Ai është Muharrem Ibraj nga fshatin Osek Hilë i Gjakovës, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës.
Ibraj në flet palosjen e Interpolit kërkohet ngase besohet se ka qene pjesëmarrës në masakrën e Mejes dhe se pas asaj date ka varr në litar një shqiptarë të arrestuar nga serbet.
I njëjti (Muharrem Ibraj) ka qenë dëshmitar i ftuar në Hagë ndaj procesit të Sllobodan Millosheviqit dhe komplet dëshminë e tij e ka ofruar në favor të serbëve dhe Serbisë. Ai aktualisht jeton në Serbi.