Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIntelektualët shqiptarë kërkojnë rikthimin e Këshillit Opozitar

Intelektualët shqiptarë kërkojnë rikthimin e Këshillit Opozitar

Dyshimet për vjedhje dhe parregullsi të mëdha në zgjedhjet lokale, kriminalizimi i skajshëm i shqoqërisë shqiptare, si dhe dënimet drakonike që shqiptohen në rastet e montuara kundër shqiptarëve, kanë mbushur kupën e durimit të intelektualëve shqiptarë në Maqedoni.
Gazeta Lajm merr vesh se shumë prej këtyre intelektualëve kanë filluar t’i bëjnë presion Kim Mehmetit, që të ripërtërijë Këshillin Opozitar, që organizoi protestën e madhe shqiptare të 9 Majit të vitit 2016, me qëllim të përgatitjes së protestave të reja. Ata janë të gatshëm që në të gjitha format të mbështesin ringjalljen e Këshillit Opozitar dhe për fillimin e organizimit të protestave të mëdha në Shkup dhe të gjitha komunat shqiptare të Maqedonisë.

Kim Mehmeti nuk dëshiron ende të flasë lidhur me këto informacione. “Ajo që e vërej është se revolta edhe te intelektualët edhe te popullata shqiptare në Maqedoni ka arritur kulmin dhe se është shumë më e madhe se më 9 maj të vitit 2016”, përgjigjet shkurt Mehmeti, duke mos dashur tani për tani të flasë lidhur me mundësinë e ripërtëritjes së Këshillit Opozitar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments