Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA ka komentuar incidentin e djeshëm në Kuvend, ku protagonist ishte deputeti i BDI-së, Arbër Ademi:
“Tango” perfekte VMRO-BDI, si shumë herë tjera edhe tash ushqehen me “patriotizëm brutal” për të fituar pikë politike po si zakonisht BDI në kampin shqiptar gjithë këtë lojë e përdor për të mbuluar dështimet e veta dhe në mungesë të proekteve dhe ideve konkrete ata ndezin “llambën” e patriotizmit.
Një pyetje është logjike dhe BDI duhet të ndan mendjen a është e patriotizmit apo e agjendës së gjelbërt sepse njëra me tjetrën nuk kanë asnjë pikë përputhëse”, ka shkruar Hoxha përmes një postimi në fb.(INA)