Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIncident i armatosur tek “rruga e plastikave”, plagoset një person

Incident i armatosur tek “rruga e plastikave”, plagoset një person

Mbrëmë rreth orës 22:00 se te “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një incident i armatosur, me ç’rastë ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952 pronar i një dyqani në “rrugën e plastikave”. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë se diku rreth orës 21:30 persona të panjohur kanë sulmuar djemtë R.B. Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur zbret poshtë për të pa se çka po ndodhë, njëri nga sulmuesit nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur janë larguar nga vendngjarja.

R.B. me një makinë private është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësorë. Ndihmë ka kërkuar edhe njëri nga djemtë e R.B.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, ku kanë gjetur edhe një gëzhojë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments