Sot me të drejtë kjo ditë quhet “Dita e Mësuesit”. Sa shumë krenari dhe emocion ngjall kjo festë ndër shqiptarë.
Arsimi shqip në këto troje ka kaluar nëpër shumë sfida. Edhe sot që po festojmë, arsimi tek ne kalon në ditë të vështira. Të urojmë që këto ditë të vështira të mos zgjasin përjetësisht.
Sakrifica e bërë ndër shekuj nga të parët tanë, qoftë e paharruar.
I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e mësuesëve misionarë, që shpërndanë dije dhe edukuan një komb të tërë. Përulemi para veprës së tyre.
Respekte pafundësisht për pishtarët e arsimit shqip.
Gëzuar 7 Marsi të gjithë shqiptarëve!
Imer Imeri
Aleanca për Shqiptarët – Strugë