Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIlir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat

Ilir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat

Zëvendësministri i Shëndetësisë, mjeku Ilir Hasani në ‘Facebook’ bëri thirrje që të respektohen masat kundër përhapjes së coronavirusit.

“E di se do të më urreni, e di se do të më shani, e di se qindra të thëna e të pa thëna do t;i thoni për mua. Po ashtu e di se një pjesë e juaj nuk e besoni, një pjesë e dini por nuk doni ta besoni, ndërsa ju të tjerët e shihni larg vetes tuaj. Vëllezër, motra, miq, dhe gjithë ju të dashurit e mi, COVID 19 është realitet i tmerrshëm, armik i pabesë, një hije që vjen pa gjurmë, e na len plot dhimbje. Na mer prindër, motra, vëllezër, por na merr edhe bijë e bija”, shkruan Hasani.

Hasani thotë se zjarri djeg aty ku bie dhe se dhimbja përvëlon vetëm ato zemra që prek.

“Të dashur, kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat! Mbroni veten, mbroni prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët. Mbrohuni”, shkruan Hasani duke ngushëlluar familjen Mamuti nga Likova e Kumanovës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments