Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIkja e Gruevskit: Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë së Zaevit dhe formimin...

Ikja e Gruevskit: Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë së Zaevit dhe formimin e një qeverie ekspertësh

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga qeveria që të japin dorëheqje për shkak të ikjes së Nikolal Gruevskit nga Maqedonia në Greqi. Sipas Selës, ikja e Gruevskit është “një montim politik klasik, që ka për qëllim të lirohen nga përgjegjësia e njerëzve që sot duhej të jenë prapa grilave.

Sela poashtu ka kërkuar formimin e një qeveri ekspertësh që do ta udhëhiqte vendin rreth 6 muaj dhe në pranverë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidenciale, shkruan Gazeta Lajm.
“Qytetarët janë të zhgënjyer nga kjo qeveri reformatore. Tendencat për t’i ikur përgjegjësisë, janë të ngjashme me planin për realizimin e 27 prillit.
ASH kërkon urgjentisht që Prokuroria Publike të nisë hetime për aksionin e realizuar për largimin e ish kryeministrit nga shtetit, me qëllim që t’i ikë përgjegjësisë. Kërkojmë hetime serioze. Kjo nuk ka mundur të ndodhë pa ndikimin e aktorëve politikë në vend, por edhe në fqinjësi.
Qeveria dhe kryeministri duhet të japë dorëheqje. Të krijohet qeveri ekspertësh, që detyrë parësore të ketë pastrim nga influenca politike të organeve të drejtësisë.
Bashkë me zgjedhjet presidenciale, të realizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka theksuar Sela në pres konferencën e mbajtur sot në Kuvendin e Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!