Ibrahimi : Opozita shqiptare frikësohet të flas për tema lokale
Kryetari i Alternativës dhe njeri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për “Dialog te Lajmi” ka komentuar se në këto zgjedhje dëshiron që të flas vetëm për tema lokale.
Por, nënvizoi Ibrahimi, opozita shqiptare frikësohet që të flas për temat lokale, pasiqë këtë gjë e kanë pikë të dobët.
“ Për shkak se oponenca jonë, opozita shqiptare të fokusohet në temat nacionale, kjo ta imponon detyrimisht të përgjigjesh. Kështu që jemi duke e zhvilluar një fushatë të kombinuar, ku i kemi në fokus edhe temat lokale, edhe po përgjigjemi në pyetjet që shtrohen të nivelit nacional. Do të kish qenë mirë që ne të flasim vetëm për tema lokale. Në të vërtetë unë gjykoj që oponenca nuk flet për temat lokale, ngaqë ajo ka pasur mundësi që të bëjë diçka në atë temë dhe nuk e ka bërë. Dhe kjo mendoj se ajo është pika e saj e dobët. Andaj gjithnjë ata janë të prirur të flasin për tema të ashtuquajtura të mëdha, duke i quajtur këto zgjedhje referendum. Që ta imponojnë një diskurs që është i zhvendosur nga pika e tyre e dobët”, theksoi Ibrahimi.